HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Doganat Shqiptare pjesë e projekteve të BE në luftën ndaj mallrave të falsifikuara (Publikuar dt. 17/11/2021)

Administrata Doganore Shqiptare dhe Agjencia për Integrim Evropian dhe Zhvillim Ekonomik (AIE) përmbyllën me sukses Projektit të Binjakëzimit të Financuar nga Bashkimi Evropian me objekt “Mbështetje për Administratën Doganore Shqiptare në lidhje me zbatimin e Kodit Doganor të BE dhe rritjen e kapaciteteve operacionale në fushën e mallrave të falsifikuara".

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte përafrimi i akteve nënligjore të Doganës dhe legjislacionit terciar me standardet më të fundit të BE-së, si dhe implementimi i një sistemi elektronik në funksion të mbrojtjes së të drejtave të pronesëse intektuale.

Duke folur në ceremoninë e mbylljes, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, theksoi rëndësinë e këtij projekti duke vënë në dukje se Projekti i Binjakëzimit gjithashtu dha një mbështeje për administratën doganore shqiptare në luftën kundër mallrave të falsifikuara duke ndarë praktikat më të mira të BE.

"Ky kontribut konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm, pasi lufta kundër mallrave të falsifikuara dhe pirate në BE konsiderohet i një rëndësie parësore dhe i tillë duhet të konsiderohet edhe në Shqipëri, kjo edhe në respektim të detyrimeve në kuadër të MSA e jo vetëm. Për këtë arsye trajnimi i 87 doganierëve në pikat kufitare prej ekspertëve austriakë ishte shumë i dobishëm sepse doganierët mundën të përfitonin nga përvoja e tyre në këtë fushë, si dhe të forconin vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes se te drejtave te pronesise intelektuale nga sistemi doganor", u shpreh Gazheli.

Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, vlerësoi se "projekti është një shembull i ekipit të Evropës, një partneritet me vendet anëtare të BE-së dhe Shqipërinë. "Me tregtinë elektronike në rritje, roli i administratave doganore është gjithnjë e më i rëndësishëm përtej mbledhjes së të ardhurave. Mos lejimi i mallrave të falsifikuara dhe të cilësisë së ulët në vend mbron shëndetin dhe sigurinë e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, bizneset inkurajohen të jenë kreative dhe inovative sepse të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale mbrohen më mirë", tha Ai.

Ky projekt është në vazhdën e mbështetjes që i është dhënë ndër vite Administratës Doganore Shqiptare nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, dhe kishte një blerë prej 400 mijë euro. Në kuadër të fondeve IPA, në 8 vitet e fundit, Dogana Shqiptare ka përfituar rreth 12 milionë Euro në projekte të ndryshme në funksion të modernizimit të saj.

Shqipëria aktualisht është në prag të hapjes së negociatave me BE dhe Kapitulli 29 është një nga zërat kryesorë dhe më të rëndësishëm në këtë proces.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters