HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Gazheli në Samitin e Selanikut: Bashkëpunimi mes doganave rajonale, një hap drejt integrimit në BE (Publikuar dt. 04/11/2021)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave,  Genti Gazheli, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Çështjeve Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, mori pjesë në Takimin mbi Konektivitetin mes vendeve të Ballkanit Perendimor që organizohet në kuadër të Samitit të Selanikut. Ky Samit po zhvillohet nën kujdesin e Presidentes së Republikës së Greqisë SH.S Znj. Katerina Sakellaropoulou.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Gazheli vlerësoi rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perendimor nëpërmjet një sërë nismash  për lehtësimin dhe rritjen e tregtisë, heqjen ose reduktimin e barrierave, sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave,  si dhe harmonizimin e rregullave dhe procedurave me legjislacionin e EU për të lehtësuar aksesin në tregun e përbashkët evropian.

“Lançimi i Korridoreve të Gjelbërta (Green Corridors) ka provuar se ishte një nga shembujt më të suksesshëm në bashkëpunimin rajonal,  jo vetëm në drejtim të rritjes së vëllimeve tregtare me përfitime ekonomike që siguron tregtia e lire,  por edhe në menxhimin efektiv të vaksinave dhe medikamenteve mjekësorë në kushtet specifike të shkaktuara nga pandemia Covid-19”, u shpreh kreu i Doganave Shqiptare.

Në kuadër të CEFTA, shkëmbimi paraprak i informacioneve mes administrative doganore mundësohet nga sistemi SEED (Systematic Exchange of Electronic Data), i  cili  ka rritur ndjeshëm  konektivitetin dhe operativitetin e procesimit të deklaratave doganore të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, antarë të CEFTA.

Ai cilësoi se mbajtja dhe përmirësimi i Korridoreve të Gjelbërta mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe zgjerimi me pikat doganore të përbashkëta me vendet antare të BE mer një rëndësi të veçantë në funksion të integrimit evropian dhe hapjes së negociatave për antarësim për Shqipërinë brenda vitit 2021.

Më tej Gazheli informoi pjesëmarrësit e këtij Takimi edhe për 3 projektet rajonale që po zbaton Administrata Doganore me fokus kryesor lehtësimin e tregtisë: 

(1)                        NCTS – Sistemi Tranztit të Kompjuterizuar (NCTS) për dërgimin e deklaratave në mënyrë elektronike.

(2)                        National Single Window –  që synon reduktimin e kostove të biznesit në pikat doganore në një dritare të vetme.

(3)                        ITMS (Integrated Tariff Management System) –që mundëon përfitime për administratën doganore nga mundësitë e konektivitetit IT të ofruara nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e infrastrukturës dhe eleminimin e barrierave të tregtisë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters