Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim zyrtar, Florence Dobelle, Shefe e Shërbimit Ekonomik Rajonal në Europën Juglindore dhe Ballkanin, në Ambasadën Franceze në Bullgari, si dhe Ambasadoren e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq.
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit ndanë mes tyre mendimet e përbashkëta se rritja e bashkëpunimit sidomos në shkëmbimin e informacioneve do të ndikojë shumë në sigurinë e dy vendeve tona.
Ambasada Franceze dhe Doganat Franceze në vite kanë suportuar Doganat Shqiptare, si në kuadër të projekteve IPA, ashtu dhe në planin bilateral.
Drejtori i Doganave Shqiptare, Gazheli evidentoi sukseset e arritura falë dhe asistencës së ndërsjelltë në luftën kundër trafiqeve të paligjshme e veçanërisht kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Ndërsa nga pala Franceze u premtua vazhimi i mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë, ku Dogana, luan një rol shumë të rëndësishëm dhe asistenca franceize është mjaft e vlefshme.
Shkëmbimet tregtare me Francën në përudhën Janar-Gusht 2021, importet nga Franca në Shqipëri llogariten të jenë në nivelet e 66.65 milionë euro, ndërsa eksportet nga Shqipëria rreth 21 mln euro.