Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive doganore , ku diskutuan mbi bashkëpunimin, por edhe problematikat që hasin gjatë punës së tyre.
Kreu i Doganës, Gazheli, i njohu të pranishmit me qasjen e re që Dogana shqiptare ka kundrejt sipërmarrjes në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve dhe lehtësimit të procedurave, ku sipas tij, do të ndikojë në uljen e ndjeshme të nivelit të korrupsionit dhe abuzivizmit nga të dy palët.
Ai theksoi fort faktin, se agjentët doganore shihen tashmë si një pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme në veprimtarinë e Administratës Doganore Shqiptare, pasi ata janë përballja e parë e biznesit me procedurat dhe shërbimet doganore.
Gazheli kërkoi nga agjentët korrektesë dhe përgjegjshmëri të lartë në respektimin e Kodit Doganor.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron aktualisht 34 shërbime online, për të cilat bizneset dhe qytetarët mund të aplikojnë në mënyrë elektronike. Tashmë 92 % e shërbimeve doganore kryhen online, falë zbatimit të reformës së digjitalizimit, gjë që ka sjellë reduktim të kohës dhe shërbim më të shpejtë për operatorët ekonomikë.
0800 22 22
Numër pa pagesë jonada.dishnica@drejtesia.gov.al