Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në Grabom të Malësisë së Madhe u hap pika e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Dogana është pjesë e rëndësishme e saj.
Në inagurimin e kësaj Pike të Përbashkët Kufitare të Grabomit, morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, ministra të dy qeverive dhe drejtues të lartë të Doganave dhe Policisë së dy vendeve.
Gjatë kësaj ceremonie Kryeministri Rama theksoi, se kjo pikë e re doganore bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet ti ndajë, si dhe ftoi Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani e Hapur’’.
Ndërtimi i kësaj pike të përbashkët të kalimit kufitar është bërë nga pala malazeze me fondet e BE.