HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Krerët e Doganave të Ballkanit mblidhen në Tiranë, bashkëpunimi lehtësi për tregtinë dhe integrimin evropian (Publikuar dt. 29/06/2021)

Drejtorët e Doganave të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë në Tiranë  takimin e  6-të rajonal joformal të  nivelit të lartë, ku pjesëmarrës janë dhe përfaqësues të  Ambasadës së Britanisë së Madhe, CEFTA dhe RCC.  

Këtë takim e përshëndeti dhe Ministrja e Financave  dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila në fjalën e saj, theksoi rolin e administratave doganore për të konkretizuar projektet e përbashkëta të nxitjes dhe lehtësimit të tregtisë mes ketyre vendeve.

Ministrja u shpreh,  se Qeverisja e kryeministrit Rama dhe në mandatin e tretë do të ketë në fokus eliminimin e barrierave burokratike dhe mbi të gjitha përshtatjen e gjithë sistemeve dhe në nivelin e brendshëm për të mundësuar sa më pak kontakte të punonjësve të administratës  doganore me bizneset.

Duke vlerësuar se 92 % e shërbimeve doganore  kryhen online, Ministrja Denaj, tha se tashmë është një realitet reduktimi i kohës së procesimit në dogana, ku  nga 108,3 minuta në vitin 2019, kemi arritur në 98,5 minuta në vitin 2020 për importet, ndërsa  në raport me eksportet, nga 126 minuta në vitin 2019 në 106 minuta në vitin 2020.

Si mjaft të rëndësishëm Denaj theksoi dhe faktin që tashmë nga Administrata Doganore janë dhënë 5 statuse Operator Ekonomik i Autorizuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, duke iu uruar mirëseardhjen homologëve,  theksoi bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit në kohë reale ndërmjet strukturave ligjzbatuese në  mbrojtje të shoqërisë dhe interesave financiare të vendit.  

“Pavarësisht pandemisë, agjencitë ligjzbatuese në kufi kanë shtuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, për kamionët e transportit të mallrave, por edhe për automjetet me të cilat udhëtojnë qytetarët, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe vetëm javët e fundit kemi dy raste të evidentimit dhe bllokimit të trafikut të narkotikëve”, tha kreu i Doganave Shqiptare.

Sipas axhendës gjatë dy ditëve të këtij takimi, mundësuar me asistencën e HMRC (Her Majesty Revenue and Customs), do të diskutohen  gjerësisht mbi:

 • Progresin në fushën e licensimit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar dhe njohjen reciproke në kuadër të CEFTA,

 • Linjat jeshile të lëvizjes ndërmjet doganave tona,

  • Projektit “Single Window””

• Bashkëpunimin për krjimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të RCC  

• Asistencën e Mbretërisë së Bashkuar në sigurimin e kufijve

• Digjitalizimin e shërbimeve doganore dhe e-commerce si e ardhmja e shërbimeve tona

• Operacionin Lynx mundësuar nga Organizata Botërore e Doganave.  

Takimi i 6-të joformal i Drejtorëve të Doganave,  që po zhvillohet në Tiranë,  më 29-30 qershor, vjen pas takimit të 5-të të mbajtur në Ohër.  

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters