HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Shqipëri-Turqi: Rritet bashkëpunimi në fushën e doganave (Publikuar dt. 21/06/2021)

Rritja e bashkëpunimit  mes dy administratave, sidomos në shkëmbimin e informacionit, por edhe lehtësimi i procedurave për biznesin e të dy vendeve, ishin në qendër të takimit bilateral me Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, me delegacionin e lartë të Doganave Turke, i cili kryesohej nga dy Drejtorët e Përgjitshëm, z.Mustafa Gümüş dhe z.Murat Yaman.

Takimin e përshendeti edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, edhe në frymën e bashkëpunimit të dy Qeverive.

Gjatë këtij takimi, Gazheli i njohu homologët me  risitë e sistemit doganor shqiptar, si dhe theksoi rolin e dy administratave si shumë të rëndësishëm në nxitjen, zhvillimin dhe lehtësimin e tregtisë.

Duke parë stadin e ri të marrëdhënieve mes dy vendeve, Gazheli  i propozoi  homologut  turk, thellimin e bashkëpunimit institucional nëpërmjet një MoU në shkëmbimin e informacionit periodik në funksion të mbrojtjes së intetresave shtetërorë dhe mbrojtjes konsumatore, luftën kundër trafiqeve të paligjshme, substancave narkotike, pastrimit të parave, si dhe parandalimit të kërcënimeve terroriste, me të cilat përballet sot e gjithë bota.

Drejtori i Përgjithshëm turk Gümüş, vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme dhe se ky bashkëpunim do të thellohet më tej me nisma dhe projekte të përbashkëta në fushën e IT, logjistikës, laboratorit doganor etj.

Ndër çështjet kryesore që  u diskutuan mes delegacioneve ishin

-Bashkëpunimi në fushën Programeve dhe Menaxhimin e Riskut

-Shkëmbimin e informacionit lidhur me legjislacionin në fuqi

-Teknologjia e Informacionit dhe zhvillimet e pritshme

-Asistenca në llogjistikë

-Asistencë dhe bashkëpunim në fushën e laboratorëve doganorë

Referuar statistikave, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve llogariten, importet nga Turqia për 5 mujorin e parë të vitit 2021 ishin në një volum prej 246,272 Ton dhe vlerë prej 33,345 mln lekë ose 244.4 mln Euro, ndërsa eksportet për këtë periudhë janë realizuar  një volum prej  35,249 Ton me një vlerë prej  2,555 mln lekë me rritje të peshës së eksporteve në drejtim të Turqinë me  + 32,009 ton dhe rritje të vlerës me + 1,704  mln lek  krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020.

“Shifrat tregtojnë një rritje të fortë dhe të qëndrueshme të volumeve tregtare mes dy vendeve ndaj dhe administratat doganore të dy vendeve tona duhet t’í përgjigjen me të njëjtin intensitet në lehtësimin e procedurave dhe mbështetjen e tregtisë së ligjshme, mbrojtjen konsumatore dhe konkurrencës së ndershme”, tha Gazheli.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters