Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore Shqiptare një rëndësi të veçantë gjithëmonë i ka kushtuar bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë sidomos në fuqizimin e kontrollit kufitar.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.
Në fjalën e tij z. Gazheli falenderoi Border Force International për mbështetjen e deritanishme për administratën doganore, dhe nga ana tyre, perfaqësuesit e Border Force International u shprehën se janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Ky bashkëpunim së shpejti do të materalizohet edhe me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.
Përfaqësuesit e Border Force International u informuan edhe për zhvillimet në Aeroportin e Kukësit “ Flatrat e Veriut”.
Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli "Agilent”, në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.