Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Lehtësimi dhe thjeshtëzimi i procedurave doganore për bizneset italiane që zhvillojnë aktivitet ekonomik me vendin tonë do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave, por edhe të veprimtarisë së tyre.
Këto ishin temat kryesore që diskutuan gjatë një takimi të Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, me Z. Serafino Stajano, Atasheu Tregtar në Ambasadën Italiane, në Tiranë, dhe znj. Elisa Scelsa, Drejtoreshë e Zyrës për Tregtinë me Jashtë (Italian Trade Agency - ITA).
Gjatë këtij takimi,🇦🇱🇮🇹 bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rritjen e🤝 bashkëpunimit dhe diskutimit të shumë çështjeve që kompanitë italiane kanë me sistemin doganor, ku shkëmbimi i informacioneve do të ndikojë në përmirësimin e punës së Administratës Doganore.
Në takim u vlerësua me interes për të dy palët informimi i kompanive italiane me risitë e ADSH-së, si dhe për të realizuar një fushatë njohje me këto sipërmarrje për lehtësitë që ofron marrja e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar.
Italia është tashmë prej vitesh një ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë dhe në këtë aspekt Administrata Doganore luan një rol të rëndësishëm.
0800 22 22
Numër pa pagesë jonada.dishnica@drejtesia.gov.al