Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim z. Julien Autret, dhe Christophe Bergeon , Atashe Doganorë Francez për Europën Lindore dhe Ballkanin, me seli pranë Ambasadës Franceze në Beograd.
Si shumë të rëndësishëm bashkëbiseduesit vlerësuan shkëmbimin e asistencës së ndërsjelltë midis dy administratave doganore në fushën e ngritjes së kapaciteteve. Gjithashtu shkëmbimi i informacionit mes strukturave respektive si dhe implementimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen kryesisht në fushën e kontrollit veçanërisht në fushën e transportit detar të mallrave.
Gazheli konfirmoi gadishmërinë e Administratës Doganore Shqiptare për intensifikimin e bashkëpunimit, si dhe falenderoi Ambasadën Franceze dhe Doganën Franceze për asistencën dhënë në vite.