Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me Ambasadoren e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, në Doganën e Durrësit.
Gazheli e informoi Ambasadoren mbi rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, mbi kontrollin e lëvizjes së mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë që ka ky institucion.
Znj Kim theksoi se Reforma ne Drejtësi është shumë e rëndësishme edhe për biznesin, si dhe vlerësoi rritjen e potencialit të investimeve nga SHBA në Shqipëri. “Prioritet do te jetë demokracia, biznesi dhe mbrojtja”, tha Kim.
Dogana Shqiptare mbetet e angazhuar në respektimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.