Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim online me drejtues të Administratës Doganore të Turqisë, ku u diskutua mbi bashkëpunimin konkret në fusha me interes të përbashkët.
Rritje e shkëmbimit të informacionit, zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta për të rritur efikasitetin e strukturave doganore u vlerësuan si shumë të rëndësishme nga Gazheli gjatë takimit.
Ky takim u zhvillua në vazhdimësinë e vizitës zyrtare që bëri Kreu i Doganës Shqiptare, Gazheli në Ankara, muajin e kaluar.