HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Marrëveshje Bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Publikuar dt. 20/01/2021)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave,  Genti Gazheli,  dhe  Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu, në praninë e Oficerit të Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë, z. Alen Perušič,  nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve për “Dhënien e së drejtës së aksesit në sistemin elektronik SIENA”.

Gjatë ceremonisë së organizuar Kreu i Doganave, Gazheli theksoi se strukturat tona kanë patur një bashkëpunim të frytshëm që është finalizuar me rezultate konkrete.

“Më lejoni të bëj një vlerësim për këtë marrëveshje që nënshkruam sot, pasi shkëmbimi i informacionit është shumë i rëndësishëm për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore, si dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë. Në një kohë kur e gjithë bota po kalon një periudhë të vështirë, është shumë i rëndësishëm përcaktimi i rregullave dhe procedurave të ushtrimit të së drejtës së aksesit në sistemin elektronik “SIENA” dhe bashkëpunimi në mënyrë të ndërsjellë për mbarëvajtjen e proceseve të administrimit dhe zbatimit të rregullave që garantojnë sigurinë e të dhënave dhe të aksesit nga DPD. Ky bashkëpunim mbron  interesin publik dhe interesat e tjerë të ligjshëm të personave, të dhënat e të cilëve janë objekt i kësaj marrëveshjeje”, tha Gazheli.

Sipas tij, kjo marrëveshje  përkon dhe me impenjimin e administratës  doganore për një automatizim të mëtejshëm të të gjithë sistemeve  të kontrollit, duke përmbushur nevojat kryesore për shkëmbim informacioni duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave tona.

 

DPD, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bëhet partnere e rëndësishme edhe me Zyrën e Policisë Europiane (Europol) për bashkëpunimin strategjik dhe operacional, duke shkëmbyer informacione në kohë reale, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër veprave penale,kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.

“Zbatim i kësaj marrëveshjeje nga strukturat e hetimit, antitrafikut, mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe informacionit, do t’i bëjë ata partnerë të rëndësishëm me strukturat e tjera ligjzbatuese edhe në mbrojtje të sigurisë kombëtare”, vlerësoi Gazheli.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u shpreh,  se pas bisedimeve të zhvilluara gjatë muajt dhjetor 2020 u bë e mundur që të nënshkruajmë këtë Memorandum Bashkëpunimi, i cili do të mundësojë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke filluar nga sot e në vazhdim do të marrë akses në platformën SIENA të Europol-it. Platformë e cila do të mundësojë jo vetëm shkëmbimin e informacionit dhe aksesin në bazën e të dhënave, por do të synojnë edhe krijimin e mundësive dhe lehtësirave të nevojshme për një informacion në kohe reale për të marrë dhe shpërndarë nga agjencitë e tjera te zbatimit te ligjit  dhe me Europol-in. Do të mundësojë krijimin e takimeve operacionale, por edhe mbështetjen për operacione të përbashkëta që mund të zhvillohen në të ardhmen. Tashmë, ne si vend kandidat për në BE dhe pjesëtar për në Europol, do të kemi mundësinë që si dy agjenci të zbatimit të ligjit, të kontribuojmë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit prej kohësh është aktive në këtë platformë, ka kontribuar dhe ka marrë mbështetje në disa operacione jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë Shqipërisë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, por tashmë së bashku ne do të bëjmë të mundur të ndjekim në kohë reale, të shkëmbejmë informacion dhe t’i japim një goditje më të fortë luftës kundër krimit ekonomik dhe gjithë krimit të organizuar në përgjithësi. Mendoj se është një ditë e shënuar e cila tregon jo vetëm forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por edhe me partnerët e tjerë”, tha Veliu.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të monitorohet nga Njësia Kombëtare e Europolit në Policinë e Shtetit

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters