Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa, ku diskutuam mbi krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin.
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit ranë dakort për të rritur bashkëpunimin midis dy institucioneve, si dhe për lehtësimin e procedurave doganore për sipërmarrjet.
Zoti Gazheli e informoi përfaqësuesen e biznesit mbi mundësitë që ka sipërmarrja vendase dhe e huaj që zhvillon aktivitetin ekonomik në Shqipëri, për të aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, si një mundësi shumë e mirë për to në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave në të gjitha pikat doganore.
Një ndër lehtësitë që po e ndien biznesi tashmë është “dogana pa letra”, procedurë e cila ka bërë që pjesa më e madhe e tyre të mos paraqiten fizikisht në doganë.
Gjithashtu në takim u ra dakort që gjatë vitit të ardhshëm të organizohen evente dhe takime të përbashkëta informuese për biznesin, mbi aksesin, trajtimin më të favorshëm që mund të kënë sipërmarrjet mbi procedurat.
0800 22 22
Numër pa pagesë jonada.dishnica@drejtesia.gov.al