Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim virtual me të gjithë kryetarët e Degëve Doganore të vendit, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e këtyre degëve.
Z. Gazheli kërkoi përkushtim dhe angazhim të shtuar në realizimin e mbledhjes së të ardhurave, cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore.
Duke qënë se tashmë fluksi i hyrjeve në çdo Pikë të Kalimit Kufitar është rritur, për festat e fundvitit, zoti Gazheli u shpreh, se të gjitha strukturat doganore do të vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë, edhe pse është periudhë të vështirë, e shkaktuar nga Covid.