Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi një vizitë në zyrën e Njësisë për Kontrollin e Kargove Ajrore, në Aeroportin e Rinasit.
Kreu i Doganave vlerësoi gjatë kësaj vizite punën e kësaj zyre, e cila u ngrit si një nevojë për t'ju përgjigjur në mënyrë sa me eficente rreziqeve të ndryshme me të cilat përballet siguria e aeroportit në ditët e sotme.
Zoti Gazheli nënvizoi, se kontributi i Administratës Doganore është kyç në funksionimin e kësaj zyre, si dhe theksoi, angazhimin e shtuar në bashkëpunimin me të gjitha strukturat ligjzbatuese në Aeroport.
Zyra e Njësisë së Kontrollit të Kargove Ajrore u ngrit në muajin shkurt të këtij viti, me kontributin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet.