Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me Ambasadoren e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, mbi kontrollin e lëvizjes së mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë që ka ky institucion.
Gjithashtu u dakordësua për të rritur bashkëpunimin në parandalimin ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Dogana Shqiptare mbetet e angazhuar në respektimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.