Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, mori pjesë në takimin “Plani i veprimit për Komunitetin e Transportit”, organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në vendin tonë.
Kontributi i Doganave në lehtësimin e tregtisë, si dhe të transportit të mallrave është thelbësor për zbatimin e Planit të Veprimit për Lehtësimin e Transportit, që synon të zvogëlojë kohën e pritjes në pikat e kalimit të përbashkëta kufitare, e cila do të sjellë përmirësimet e nevojshme në menaxhimin e infrastrukturës dhe operacionet brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe me vendet anëtare të BE.
Planet e Veprimit janë diskutuar nga disa Komitete Teknike dhe janë në sinkronizim me “Planin Ekonomik dhe Planin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor”.
Ky takim u bë në vazhdim të mbledhjes së Këshillit Ministror të komunitetit të Transportit, në Tetor, ku morën pjesë gjithë ministrat e transportit të partnerëve rajonalë, Komisionerja për Transportin, Adina Valean dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.