Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
                                                  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të  Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,  Bledar Skënderi,  mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
 Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u dakortësuan për një angazhim të shtuar mbi bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve në kuadër të punës së përbashkët që bëhet në Degët Doganore, sidomos ato kufitare.
 Krerët e dy institucioneve diskutuan dhe për shkëmbimin e informacionit në kohë reale përsa i përket ngarkesave që mbërrijnë në vendin tonë,  të cilat janë lajmëruar nga vendet anëtare të BE-së që mund të jenë me rrezik për shëndetin e qytetarëve apo që nuk duhet të hyjnë brënda territorit shqiptar.
 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, sidomos në pikat kufitare.