Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi vizita në Degët Doganore të Fierit dhe Beratit.
Gjatë takimit me doganierët e këtyre Degëve, Z. Gazheli diskutoi mbi punën e përditshme dhe problematikat e këtyre degëve, që edhe pse janë Dogana të brendshme, kanë rëndësi në marrëdhëniet me sipërmarrjen.
Kreu i Doganës Shqiptare kërkoi performancë në nivele të larta të çdo doganieri sidomos në krijimin e lehtësirave ndaj operatorëve ekonomikë.
Duke qënë se këto Degë Doganore janë pjesë e doganave të brendshme kanë një rol të rëndësishëm sidomos në kontrollin e mallrave të akcizës.