HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana sekuestron mbi 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit (Publikuar dt. 21/10/2020)

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej  më shumë se 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, gjatë një deklarate për mediat, bëri të ditur,  se nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenierët, sipas të dhënave të disponueshme, mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 000 euro.(Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 168 928 lekë).

 

Më poshtë deklarata e plotë e  Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Genti Gazheli-

 

Përshendetje të gjithëve,

 

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej  më shumë se 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të ngarkesës, strukturat doganore ushtruan kontroll në dy kontenierë të dyshuar, ku rezultoi ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare të markëve “Deal Red” , “Deal Blue”, “GT Smart Red”, “GT Smart Blue”, “Mile Red” dhe “Mile Blue” , me origjinë nga India.

Vlerësoj se kjo është dhe në sajë të një bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në kohë reale me partnerët ndërkombëtarë.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme, mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 000 euro.(Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 168 928 lekë)

E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

Më lejoni që në këtë dalje të parë timen në pozicionin e  Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, të përcjell  një mesazh për të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë, se Strukturat e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë. Objektivi ynë është tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve.

Çdo punonjës i Administratës Doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi  dhe një klime të favorshme  për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit.

 

Faleminderit

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters