Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në Degën Doganore të Morinës.
Gjatë takimit me doganierët e kësaj Dege, Z. Gazheli diskutoi mbi punën e përditshme dhe problematikat e kësaj dege, ku kërkoi rritje të performancës së çdo doganieri sidomos në krijimin e lehtësirave ndaj operatorëve ekonomikë.
Duke qënë se kjo Degë Doganore është pjesë e Pikës së Përbashkët me Kosovën, një rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit mes dy Doganave, çka ndikon në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.