Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në Degën Doganore të Sarandës, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e kësaj dege.
Z. Gazheli kërkoi angazhim të shtuar për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore.
Gjithashtu zoti Gazheli përgëzoi strukturat doganore të cilat vijojnë të funkionojnë 24 orë në 7 ditë në këtë periudhë të vështirë, të shkaktuar nga Covid 19.