Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, priti në një takim zyrtar H.E.Mrs. Hana A.S.Shawa, Ambasadore e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë, ku diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e Doganave, kryesisht në shkëmbimet e eksperiencave, si dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare me interes të ndërsjellë.
Kreu i Doganave e njohu Ambasdoren me aktivitetin dhe rolin që ky institucion ka në mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Administrata Doganore ka një kontribut të madh në zbatimin e politikave tregtare të vendit, në bashkëpunimin me autoritetet e tjera, si dhe lehtësimit të tregtisë, vlerësoi Bardhi.
Ndërkohë nga ambasadorja u kërkua që grupe drejtuesish dhe teknikësh nga Dogana e Palestinës të vizitojnë Doganën Shqiptare për të marrë eksperiencë .
Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës.