HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Bardhi në takim me DHAT, mbi 400 mijë deklarata online, reduktuam kohën e qëndrimit të mallrave në doganë (Publikuar dt. 13/02/2020)

Dhoma Amerikane e Tregtisë  organizoi  aktivitetin “ Forum Biznesi” me z. Gjon Bardhi,  Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, dhe ekspertë të Drejtorisë së Doganave.

Ky forum i formatuar tashmë  në një traditë shumëvjecare u fokusua  në çështje si,  problematika të zbatimit të procedurave doganore, procedurat e vlerësimit ankimimit të vendimeve pranë autoriteteve doganore, çmimet e referencës dhe procedurat doganore,  etj.

Në fjalën e tij kreu i Doganave, prezantoi arritjet e 2019, por edhe objektivat për 2020, në përmirësim jo vetëm të punës së administratës që ai drejton, por edhe për lehtësimin e procedurave për sipërmarrjen.

“Një rezultat të prekshëm po jep dhe puna e bërë nga administrata doganore në vitet e fundit për shkurtimin e kohës së zhdoganimit dhe krijimit të një ekuilibri sa më të drejtë ndërmjet lehtësimit të tregtisë së ligjshme dhe ushtrimit të kontrolleve dhe ndëshkimin e operatorëve ekonomikë që tentojnë të kryejnë evazion fiskal”, tha Bardhi.

Gjithsesi, vijoi ai, duhet patur parasysh që kontrolli doganor pavarësisht se perceptohet si kontroll kryesisht fiskal përfshin edhe ruajtjen e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe të mjedisit nga trafiqet e paligjshme.

“Niveli i kontrollit fizik në import-eksport nga 8% për 2018, është ulur në 7.3% në 2019, në raport me numrin e përgjithshëm të deklaratave. Ndërkohë që përqindja e deklaratave pa kontroll doganor (kanali jeshil) ka arritur në 12.12%, nga 8.6% që ishte në 2018”, u shpreh ai.

 

Sipas tij, gjatë vitit 2019 është dyfishuar numri i operatorëve ekonomikë që janë përfshirë në kanalin jeshil, është katërfishuar numri i operatorëve ekonomikë që janë përfshirë në kanalin blu, çka do të thotë shkurtim i kohës së përpunimit të deklaratave doganore dhe i kohës së qëndrimit të mallrave në doganë.

“Të gjitha këto masa së bashku me një administrim më të mirë të problemeve të ngritura nga ana juaj ka sjellë si rezultat që koha mesatare e përpunimit të një deklarate është reduktuar ndjeshëm, ku nga 144 minuta që ishte në 2018, në 2019 ky proces është realizuar mesatarisht në 112 minuta. Pra kemi fituar gjysmë orë kohë mesatarisht për çdo deklaratë e përkthyer kjo në kohë na rezultojnë 150 mijë ore/pune të kursyera edhe pse Administrata Doganore në vitet e fundit ka bërë mjaft hapa para, dhe në bashkëpunimin me biznesin, kemi ende rrugë për të bërë”, bëri të ditur Bardhi.

Takimi  u zhvillua  në formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe përfaqësuesve të Doganave, ku u  prezantuan drejtpërdrejt problematikat apo çështjet më themelore që ndesh  biznesi  në dogana.

Dokumenta ndihmëse

  • FJALA E DREJTORIT TE PERGJITHSHEM-DHOMA AMERIKANE E TREGTISE+ 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters