HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Bardhi: Bashkëveprimi i institucioneve, domosdoshmëri për sigurinë e vendit (Publikuar dt. 06/02/2020)

-Përurohet Zyra e Njësisë për Kontrollin e Kargove Ajrore në Rinas


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të zyrës së Njësisë për Kontrollin e Kargove Ajrore, organizuar në Aeroportin e Rinasit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zv.Ministre e Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kreu i Doganave vlerësoi projektin për Kontrollin e Kargos në Aeroportin e Rinasit i ofruar nga ana e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, si një nevojë për t’ju përgjigjur në mënyrë sa më eficente rreziqeve të ndryshme me të cilat përballet siguria e aeroportit në ditët e sotme, por edhe si një parapërgatitje për rrisqet që mund të vijnë duke u shtuar, diversifikuar dhe sofistikuar në të ardhmen.
" Jemi të gjithë të vetëdijshëm se për të qënë efektivë në nivelin që tashmë kërkohet, na duhet një bashkëveprim i mirorganizuar i institucioneve tona. Kjo do jetë një ndihmë e madhe për sigurinë e vendit, bashkëpunimin më partnerët ndërkombëtarë, komunitetin e biznesit, por edhe për qytetarët.Kontributi ynë si Administratë Doganore mendoj se do të jetë kyc dhe i një roli vendimtar në implementimin sa më korrekt të një Projekti të tillë", u shpreh Bardhi.
Transporti ajror po përdoret gjithënjë e më shumë si në rang ndërkombëtar ashtu edhe në atë kombëtar, sepse paraqet avantazhe të mëdha në plotësimin e nevojave të bizneseve për produkte në kohë sa më të shkurtër. Kryesisht këtu zënë vend ajo kategori produktesh me vlerë të lartë dhe peshë të vogël. Një fenomen i tillë vihet re edhe sa i takon Aeroportit të Rinasit ku numri i linjave ajrore dhe numri i pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti vjen duke u rritur nga viti në vit. Po ashtu pritshmëritë për në të ardhmen janë akoma më të larta.
Kreu i Doganave theksoi, se rritja e volumit në transportin ajror, shoqërohet edhe me sofistikimin e metodave të fshehjes apo ndryshimit të rrugëve që ndiqen nga trafikantët, çka e bën shumë të vështirë reagimin me sukses të agjensive ligjzbatuese.
Sipas tij, një bashkëpunim më i mirë midis agjensive ligjzbatuese dhe operatorëve të tjerë është mëse i nevojshëm për të luftuar fenomenet e kundërligjshme. Po ashtu rritja e profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër trafiqeve të ndryshme apo shkeljeve të ndryshme ligjore, ndihmon drejtpërdrejt në përmbushjen e misionit që kanë autoritetet doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme.
"Shkëmbimi në kohë reale i informacionit, nëpërmjet platformave dhe instrumentave të teknologjisë dhe informacionit do të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e riskut, si dhe do të na bëjë më të fortë në drejtim të luftës së përbashkët ndaj fenomeneve që shqetësojnë jo vetëm vendin tonë si terrorizmi, pastrimi i parave, lufta kundër trafikut të mallrave të ndaluara, kontrabanda dhe tregtia ilegale dhe ndërkohë do të rriste besueshmërinë e atyre që duan të zhvillojnë tregtinë e pastër dhe të ndershme", tha Bardhi gjatë kësaj ceremonie.
Zbatimi i Projektit për Kontrollin e Kargos në Aeroportin e Rinasit, i ofruar nga ana e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, por edhe mbështetjen e OBD-së , Qeverisë Gjermane dhe Franceze, bëhet nga disa agjensi ligjzbatuese shtetërore dhe private si TIA, Policia, Shërbimi sekret, Dogana, AACA, etj.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters