Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të terminalit të ri doganor në Pikën e Kalimit Kufitar, Kasafan-Qafë Thanë. Gjatë kësaj ceremonie Z. Gjokuta pati një takim miqësor me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Maqedonase, Gjoko Tanasoski.
Terminnali i ri doganor në Pikën e Kalimit Kufitar, Kasafan-Qafë Thanë, u realizua me mbështetjen financiare të BE-së, më një vlerë prej 1,7 milionë euro.
Ky terminal doganor do të kontribuojë në rritjen e kapacitetit për shkëmbime tregtare dhe zvogëlimin e kohës për formalitete kufitare.
Grupet e punës së dy Administratave Doganore po punojnë që të ketë një protokoll të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalim, që do të ulin më shumë kohën e pritjes për transportuesit, çka do të çojë në uljen e shpenzimeve për operatorët ekonomikë dhe zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve tona.