HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Gjokuta: Shkëmbimi i informacionit parandalon shkeljet doganore dhe lehtëson tregtinë (Publikuar dt. 20/06/2019)

Shkëmbimi i informacionit  me homologët e Rajonit është  shumë i rëndësishëm për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore, si dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë. Kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Projktit SEED,  ku u diskutua mbi arritjet e deritanishme të këtij projekti, por edhe zhvillimet e ardhshme të parashikuara për ta çuar më tej atë.

Ky project ka filluar në vitin 2010 dhe ka kaluar në disa faza të zhvillimit të tij,  fillimisht si një modul shkëmbimi informacioni për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore dhe duke mbërritur deri më sot, si një platformë që ofron disa module dhe funksione/shërbime të reja (si p.sh Carnet ATA, INES+, deklarimet CASH, etj.).

Këto zhvillime, tha Gjokuta,  përkojnë dhe me impenjimin e administratave tona doganore për një automatizim të mëtejshëm të procedurave doganore, thjeshtimin e tyre, zvogëlimin e burokracive, rritjen e transparencës dhe kalimit gradual drejt procedurave tërësisht "pa letër (paperless)", në funksion të rritjes së eficencës dhe efektivitetit të tyre, si  dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë.

Duke vlerësuar këtë projekt, Kreu i Doganave Shqiptare, tha se SEED përmbushi një nga nevojat kryesore të administratave doganore për shkëmbim informacioni bazuar në marrëveshje bilaterale, duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Informacioni paraprak i SEED, iu  mundëson administratave doganore zhvillimin e analizave paraprake të riskut dhe krahasimin e të dhënave të shkëmbyera sipas parimit “daljet e tua, janë hyrjet e mia”.

Administrata doganore shqiptare është bërë pjesë përfituese e këtij projekti që në shtator të vitit 2010, duke qenë nga ana tjetër edhe kontribuese aktive në dhënien e inputeve për ta përmirësuar gjithnjë e më shumë këtë sistem. Aktualisht, po punohet bashkërisht me ekspertët e SEED për të kaluar në versionin më të ri të tij (me të gjithë modulet e reja shtesë), version i cili pritet të përmbyllet brenda shtatorit 2019, duke qenë në përshtatje edhe me ndryshimet e sistemit Asycuda World.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters