Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Bashkëpunimi më sipërmarrjen vëndase dhe të huaj është një nga prioritetet e Administratës Doganore Shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Arlind Gjokuta, zhvilloi një takim me Presidentin e “Confindustria Albania”, Sergio Fontana, ku diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve duke kontribuar në lehtësimin e qarkullimit të mallrave.
Gjatë këtij takimi Gjokutaj u shpreh se strukturat doganore do të jenë në mbështetje të plotë të zbatimit të politikave tregtare të drejta, që ndikojnë në tregti dhe në sigurinë e të gjithë zinxhirit tregtar.
Aktualisht sipërmarrja italiane zë një vënd të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, ndërkohë që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë kanë ardhur në rritje në vite.