HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore Shqiptare më afër standarteve të BE (Publikuar dt. 12/03/2019)

Bashkimi Europian ka financuar 1.8 milion euro  për “Përgatitjen e Administratës Doganore Shqiptare për Sistemin e Menaxhimit të Tarifës së Integruar të BE-së”


Dy vite bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience ndërmjet administratave doganore shqiptare dhe italiane cuan në rezultate konkrete për rrugën e Shqipërisë për tu bashkuar me ‘Tarifën Doganore të Përbashkët’ të BE. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave organizoi ceremoninë e mbylljes së Projektit ITMS, financuar nga BE dhe mbështetur nga Doganat Italiane.

Falë mbështetjes së BE, së pari legjislacioni tarifor doganor dhe procedurat u ripanë me kujdes që të harmonizoheshin me teknikat e procesimit elektronike të Bashkimit Europian. Skuadrat e përbashkëta përgatitën të gjitha ndryshimet ligjore të nevojshme udhëzimet dhe manualet sipas procedurave përkatëse.

Një fushë tjetër e rëndësishme e punës përgatitore  kishte të bënte me ruajtjen dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet sistemeve kompjuterike përkatëse. Mundësisht, sistemet shqiptare duhet të mund të lidhen dhe komunikojnë në përditshmëri. E ashtuquajtura baza e të dhënave  TARIC, e cila është një bazë të dhënash shumë-gjuhëshe në të cilën përmblidhen të gjitha masat që kanë të bëjnë me tarifat doganore dhe legjislacionin tregtar dhe bujqësor të BE-së. Avantazhi për operatorët ekonomikë  është një transparencë e plotë nga autoritetet kombëtare e të gjitha masave që zbatohen në mënyrë uniforme kur mallrat importohen apo eksportohen.

Përtej ndryshimeve ligjore dhe procedurale, Bashkimi Europian ka financuar gjithashtu trajnime shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit doganor shqiptar për të implementuar ndryshimet e nevojshme. 

Gjatë konferencës finale së projektit,Drejtore e Përgjithshme e Administratës Doganore Shqiptare, Belinda Ikonomi, theksoi,  se “ky projekt ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore”.

Sipas Ikonomit, në kuadër të fondeve IPA, në 10 vitet e fundit, Dogana Shqiptare ka përfituar rreth 16 milionë Euro në projekte të ndryshme për përmirësimin e infrastrukturës, logjistikës, sistemeve të informacionit dhe monitorimit.

Shefi i Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca theksoi, se “ nuk është qëllimi në vetvete modernizimi,  por zhvillimi i një administrate publike shumë profesionale, e orientuar drejt qytetarëve, e cila të ofrojë shërbimet më të mira të mundshmë në një kontekst burimesh të kufizuara”.

Në këtë ceremoni, Zv. Ministri i Financave Elton Haxhi,  theksoi rëndësinë e këtij projekti binjakëzimi  si një vullnet i përbashkët për bashkëpunim midis  qeverisë shqiptare me BE dhe në vecanti me qeverinë Italiane.

Sistemi i Menaxhimit të Tarifës së Integruar (SMTI) të BE-së zbatohet për importin dhe eksportin e mallrave përgjatë kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Nëpërmjet tarifës së përbashkët të gjitha shtetet anëtare të BE-së zbatojnë të njëjtat tarifa dhe masa të tjera të integruara tregtare dhe bujqësore për të gjitha mallrat e deklaruara në kufi. SMTI është një bashkim i disa sistemeve që shkëmbejnë informacion: TARIC (Tarifa e integruar e Komunitetit), TQS (Tarifa, Kontigjentet dhe Mbikqyrja), EBTI (Informacioni Tarifor Detyrues Europian), BOI Informacioni Detyrues për Origjinën), SMS (Sistemi i Menaxhimit të Specimenit), ISPP (Sistemi i Informacionit për Procesimin e Procedurave), ECICS ( Inventari Doganor Europian për Subastancat Kimike)), Pezullimet Tarifore dhe , CRMS (Sistemi i Menaxhimit të Riskut në Komunitet).

Përparësitë e Sistemit të Menaxhimit të Tarifës së Integruar për Shqipërinë janë:

  •        harmonizimi i legjislacionit dhe procedurave tarifore shqiptare për t'i njehsuar ato me teknikat elektronike të përpunimit të të dhënave të BE-së;
  •           lehtësimi i ruajtjes së informacionit, ndërlidhshmëria (kur dy sisteme janë të lidhura) dhe bashkëveprimi (kur dy sisteme punojnë së bashku) midis sistemit kombëtar shqiptar (Modeli i Një Dritareje) dhe sistemeve kompjuterike të BE-së (Rrjeti i Përbashkët i Komunikimit / Sistemi i Përbashkët i Ndërfaqes);
  •          zgjerimi i kapacitetit administrativ, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit të doganave në fushën e tarifave doganore përmes trajnimit të dedikuar të stafit dhe fushatave të transparencës dhe ndërgjegjësimit.

Hyrja në Sistemin e Menaxhimit të Tarifës së Integruar është një prioritet për zbatimin e Dokumentit Strategjik Kombëtar 2014-2020 për Shqipërinë, lidhur me sektorin e reformës së administratës publike. Strategjia thekson se "Shqipëria do të marrë mbështetjen e BE-së për: ndërlidhshmërinë TI dhe bashkëveprimin e administratave tatimore dhe doganore me sistemet e BE-së".

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters