HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Ministrja Denaj inspekton Doganën e Durrësit (Publikuar dt. 27/02/2019)

Reformat e ndërmarra vitet e fundit për thjeshtimin e procedurave  kanë ndikuar në përmirësimin e klimës  dhe rritjen e besueshmerisë së biznesit   në vend.  Në këtë kuadër Administrata Doganore Shqiptare  ka thjeshtuar mjaft procedura dhe eleminuar barriera për sipërmarrjet shqiptare dhe ato kosovare.

Gjatë një inspektimi në Degën doganore të Durrësit, Ministrja Anila Denaj, u shpreh se ,shërbimi ndaj biznesit dhe qytetarëve është qëllimi kryesor, por i rëndësishëm është dhe realizimi i objektivave tona në luftën ndaj informalitetit.

“Për mua si ministre por besoj për të gjithë stafin është shumë e rëndddësishme që ne të shprehemi konsentivë në luftën kundër informalitetit. Është shumë e rëndësishme që pika të caktuara doganore ta marrin këtë si rol më të shtuar se disa pika të tjera, sepse jo të gjithë kanë të njëjtin risk kur vjen çështja e trajtimit të disa elementëve për të luftuar informalitetin, për të luftuar korrupsionin dhe trafiqet, dhe kjo është një njësi e cila e ka elementin e rëndësisë ndër më të lartat në gjithë sistemin doganor. Unë jam shumë e kënaqur që e nisa vizitën time nga kjo pikë, pasi është shumë e rëndësishme të japim mesazhin, ku le të themi objektivi I punës është I rëndësishëm për DPD dhe të gjithë ministrinë, prandaj dhe është përgjegjshmëri shumë e lartë nga ana juaj për ta realizuar atë me përpikmëri dhe këto elementët e shtuar të aspektit lokal në aspekt të riskut janë të domosdoshëm. Ato duhet të faktorizohen, të marrin një peshë edhe më të madhe. Unë nuk jap receta se si modeli i riskut duhet të aplikohet, janë besoj të gjithë strukturat në drejtorinë e përgjithshme, por në vijim të saj që thatë ju, unë e përforcoj dhe një “knoë-Hoë” lokal është shumë I rëndësishëm.

Prandaj ju kërkoj vërtet ta shikoni si një pjesë të përgjegjshmërisë suaj edhe më të lartë se sa në pikat e tjera. Dhe së bashku me drejtuesit mendoj se ne duhet të rishikojmë nëse ka nevojë në mëyrë periodike elementët e riskut, dhe për t’i dhënë peshën e rëndësishme aspektit lokal, pasi është e nevojshme të japim mesazhet e qarta dhe për subjektet, jo me nevojën për të rritur inspektimet për një subject, por për të qenë efektivë në inspektimin që bëjmë dhe të jemi realist në daljen e përfundimeve të këtyre inspektimeve”, tha Ministrja Denaj.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, e cila e shoqëronte Ministren, u shpreh, se tashmë  po synohet drejt eleminimit sa më shumë të kohës së qëndrimit dhe kontrolleve fizike të bizneseve në Doganë.

Sipas Ikonomit,” kanali jeshil, bëhet fjalë për subjekte që janë të sigurta, ndërsa kanali blu do të thotë që janë subjekte për të cilat kërkohet të bëhen kontroll dokumentar, por pasi marrin largohen. Pra nuk përbëjnë risk, është thjesht kontroll dokumentar lidhur me mënyrën e vlerësimit. Pra, ne bëjmë një kategori që quhet e sigurt nga pikëpamja doganore, ndërsa diferenca është kontrolli dokumentar. Objektivi ynë është që në kuadër të lehtësimit dhe të thjeshtimit të procedurave për biznesin të arrijmë të dyfishojmë përqindjen e kanalit blu dhe kanalit jeshil, pra nga 15 % të shkojë në 30 %, pasi kjo ndikon ndjeshëm në uljen dhe reduktimin e kohës për procesimin e deklaratave, dhe padyshim na fokuson më shumë aty ku duhet të jemi të fokusuar, në mënyrë që të bëjmë më pak kontrolle, dhe më shumë efektivitet”, vlerësoi  Ikonomi.

Gjatë këtij inspektimi Ministrja Denaj vizitoi  dhe Zyrën e Doganës së Kosovës në Durrës, e cila tashmë prej dy muajsh  është prezente në ndihmë të biznesit Kosovar  në procesin e tranzitit, një funksion që ka lehtësuar mjaft sipërmarrjen. “Me hapjen e kësa dege ne tashmë kemi bërë  të prekshëm vullnetin politik të dy qeverive, cka sipërmarrja po e ndjen cdo ditë e më shumë”, tha Ministrja.

Aktualisht Dega Doganore e Durrësit është më e madhja në vend nga ku kryhet hyrja më e madhe e mallrave të importit, jo vetëm drejt vendit tonë, por edhe për fqinjët si Kosova apo Maqedonia. Të ardhurat nga kjo degë doganore përbëjnë  rreth 40 % të të ardhurave totale të administratës doganore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters