Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi aktivitetin “ Forum Biznesi” me znj.Belinda Ikonomi, Drejtore e Përgjithshme e Doganave, dhe ekspertë të Drejtorisë së Doganave.
Aktiviteti u fokusua në çështje si, çmimet e referencës dhe procedurat doganore, problematika të zbatimit të procedurave doganore, procedurat e ankimimit të vendimeve pranë autoriteteve doganore, etj.
Takimi u zhvillua në formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe Drejtoreshës së Doganave, ku u prezantuan drejtpërdrejt problematikat apo çështjet më themelore që ndesh biznesi në dogana.