HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Inagurohet  Zyra Doganore e Kosovës në Portin e Durrësit (Publikuar dt. 15/01/2019)

Dogana e Kosovës është prezente në Portin e Durrësit, në shërbim të  sipërmarrjes kosovare duke u kthyer  në Port strategjik për gjithë hapësirën shqiptare.

Në vijim të bashkëpunimit mes dy Qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës , si dhe në zbatim të vendimeve të mbledhjes  së Pejës, tashmë është përmbushur vullneti politik i të dy vendeve.  Ky  vullnet i përbashkët është konkretizuar  nëpërmjet një plani operacional të përbashkët, i cili  aktuatisht është  vënë në funksionim. 

Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Zëvëndëskryeministëri i Kosovës, Fatmir Limaj, Ministrat e Financave të dy vendeve, Arben Ahmetaj dhe Bedri Hamza, si  dhe dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave, Belinda Ikonomi  dhe Bahri Berisha.

Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të  kësaj zyre deklaroi , se ky është hapi i parë i bashkimit të plotë të doganave mes dy vendeve.

“Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Njohja reciproke e sistemeve doganore, e agjentëve doganorë, realizimi i qëllimit të administratës doganore edhe pse ka dy krahë, funksionon si një trup i përbashkët, ma ha mendja se përbën një lajm të rëndësishëm për të gjithë sipërmarrjen. Kjo shpejton lëvizjen e mallrave dhe e kthen kufirin në një kufi formal mes Shqipërisë dhe Kosovës. S’do ketë radhë të gjata më në pikat doganore. Pas bashkimit doganor do kemi edhe bashkimin e tregjeve”, theksoi zoti Rama.

Kreu i Qeverisë  u ndal edhe të kufiri fluid, që sipas tij, do të jetë gati në pranverë mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të njëjtësimi i procedurave doganore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e konsideroj hapjen e Zyrës Doganore  si një nga projektet më të rëndësishme, pas shpalljes së Pavarësisë. “Ky është projekti i dytë më i rëndësishëm për Kosovën, pas atij të shpalljes së pavarësisë. Ky është vendimi i dytë i realizuar, vendosur nga mbledhje e dy Qeverive në Pejë. I pari  ai i kufijve. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës. Nga sot Kosova  ka portin e vet”, tha Limaj.

Për ministrat respektiv të Financave të dy vendeve, hapja e zyrës  doganore, do të ndikojë në rritjen ekonomike, por edhe në lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimeve tregtare.

Porti i Durrësit tashmë me hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës,  kthehet në portë e vetme, unike hyrëse për sipërmarrjen kosovare në kuptimin e kontrollit doganor. Kjo  do të thotë që çdo sipërmarrje kosovare mjafton që të inspektohet, të kontrollohet,  në Portin e Durrësit dhe të ketë hyrje të drejtëpërdrejtë më pas drejt Kosovës.

Hapja e kësaj zyre  lehtëson  tregëtinë dhe  lëvizjen e shpejtë të mallrave. Kjo pritet të reduktojë edhe kostot e bizneseve, si dhe do të ndihmojë që të rriten edhe shkëmbimet tregtare ves dy vendeve.

Sipas statistikave  të shkembimeve tregtare volumi i importeve të mallrave me origjinë Kosovën për vitin 2018 ka qënë 194 mijë/Ton ose 6 % më shumë se një vit më parë.  Ndërsa volumi i mallrave të eksportuara drejt Kosovës gjatë vitit 2018 ka qënë në masën 1,026,270 Ton me një vlerë prej 27,031 mln lekë ose  211 mln Euro. Këta tregues zënë një peshë specifike 26% ndaj totalit të eksporteve tona me të gjitha vendet. Krahasuar më një vit më parë vërehet rritje e eksporteve tona drejt Kosovës përkatësisht 38 mijë/ Ton më shumë,  ose 4 % më shumë  në peshë krahasuar me një vit më parë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters