HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Reformat në Dogana kanë rritur besueshmërinë e biznesit (Publikuar dt. 20/12/2018)

Reformat e ndërmarra vitet e fundit për thjeshtimin e procedurave  kanë ndikuar në përmirësimin e klimës  dhe rritjen e besueshmerisë së biznesit në vend.  Në këtë kuadër Administrata Doganore Shqiptare  ka thjeshtuar mjaft procedura dhe eleminuar barriera për sipërmarrjet shqiptare dhe ato kosovare.

Këto ishin ato që u theksuan   gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, nga Unioni i Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, me përfaqësues  të biznesit dhe Administratës Doganore Shqiptare. Në takim u diskutua mbi problematikat që hasen në përditshmërinë e sipërmarrjes, por edhe risitë që janë bërë gjatë  këtyre viteve.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Armand Reveli, informoi  sipërmarrësit mbi reformat e ndërmarra deri më tani, si dhe  risitë që pritet të zbatohen  gjatë vitit të ardhshëm, si “Nënshkrimi elektronik” dhe  “Manifesti elektronik”.     

 Ndërkohë që u theksua,  se momenti i dyfishimit të tarifave me Serbinë duhet të shfrytëzohet nga  sipërmarrësit  e dy vendeve tona për të rritur shkëmbimet  tregtare.

Gjithashtu u informua biznesi  që në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive, si dhe në zbatim të vendimeve të dy qeverive,  janë ngritur e po punojnë intensivisht  grupet e punës nga  Admnistratat respektive  mbi procedurat  teknike për hapjen e zyrës Doganore të Republikës së Kosovës në portin e Durrësit.  Kjo zyrë do të   shërbejë  për të kryer të gjitha procedurat doganore të tranzitit. Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë tregëtinë, lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve. Kjo pritet të reduktojë edhe kostot e bizneseve, si dhe do të ndihmojë që të rritet ekonomia e të dyja shteteve.

Gjatë këtij takimi  sipërmarrësit  u njohën edhe me nismën e Doganës së Morinës për të  lehtësuar sa  më shumë biznesin  me anë të deklarimit të thjeshtuar.

Takimi i zhvilluar midis bizneseve dhe përfaqësuesve të Doganave të të dyja vendeve është i pari i organizuar nga Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Kosovë, e cila u lançua gjatë mbledhjes ndërqeveritare në 26 Nëntor në Pejë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters