HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Bashkëpunimi rajonal rrit shkëmbimet tregtare dhe sigurinë e vendeve (Publikuar dt. 07/12/2018)

Bashkëpunimi i strukturave të Doganave  Rajonale nëpërmjet shkëmbimit të informacionit në  një kohë sa më të shkurtër, do të bëjë që të kemi një rritje të tregtisë dhe sidomos sigurisë së vendeve tona.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,  me mbështetjen e Programit të EXBS të Qeverisë Amerikane,  zhvilloi një takim Rajonal  në Tiranë, me 5-6 Dhjetor,  i cili u fokusua në dy shtylla kryesore:

1- bashkëpunimi rajonal,

2- përballimi i sfidave të përbashkëta të Administratave tona Doganore.

 Në fjafën përshëndëtëse të këtij takimi, Drejtore e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, Belinda Ikonomi, vlerësoi, se bashkëpunimin në fushën doganore tanimë është një proces i vazhdueshëm dhe i pandalshëm.

 Sipas Ikonomit, ky takim gjithashtu ofroi mundësi për të diskutuar bashkëpunimin potencial rajonal, shkëmbimin e informacionit, trajnimin/operacionet e përbashkëta, dhe pse jo  krijimin e analizave të përbashkëta për profile risku. Gjithashtu  ajo cilësoi si sfida të përbashkëta:

                                1- luftën  ndaj terrorizmit

                                2-pastrimin e parave

                                3-trafikun e  drogës

                                4- trafikimin e qënieve njerëzore

Çështjet  kryesore që u adresouan në këtë takim,  u fokusuan  pikërisht në ambiciet  e përbashkëta  që janë, jo vetëm në drejtim të kontributit për një tregti të hapur dhe të drejtë në zbatim të politikave tregtare, por dhe në krijimin e kufijve më të sigurtë.

Ky takim vjen si vazhdimësi e shumë  bashkëpunimeve dhe komunikimeve, si  midis strukturave  administrative,  ashtu  edhe në kuadër të programeve të rëndësishme të implementuara  tashmë prej  të gjitha vendeve. Vendet pjesëmarrëse në këtë takim ishin Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Turqia, Maqedonia, Kosova dhe Bosnje Hecergovina.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters