Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore Shqiptare ka si prioritet të saj lehtësimin e procedurave për biznesin, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike të vendit. Për ti shërbyer këtij qëllimi Drejtore e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, zonja Belinda Ikonomi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Maqedonisë, z. Gjoko Tanasoski. Takimi u zhvillua në Kajfasan.
Gjatë takimit përfaqësues të ADSH u njohën me sistemin EXIM, një sistem elektronik i përdorur nga 16 institucione që kanë kompetenca në fushën e tregtisë së jashtme, një sistem bashkëkohor për licencat e importit, eksportit dhe tranzitit dhe kuotat tarifore.
Nëpërmjet EXIM-it, operatorët ekonomikë mund të aplikojnë në mënyrë elektronike për lejet e importit, eksportit dhe tranzitit dhe në mënyrë elektronike të marrin licencat dhe lejet nga institucionet kompetente. Ky sistemim është aplikuar nga Administrata Doganore e Republikës së Maqedonisë që në vitin 2008.
Implementimi i këtij sistemi edhe në vendin tonë do të lehtësojë procedurat doganore për biznesin, si dhe do të forcojë bashkëpunimin mes agjensive ligjzbatuese në kufi, sic është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit(AKU), drejtuesi i së cilës, Agim Ismailaj, ishte prezent në këtë takim bashkë me homologun maqedonas.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Doganës maqedonase dhe shqiptare patën mundësi të inspektojnë aktivitetet e ndërtimit të punimeve në terminalin e ri në pikën kufitare Kajfasan-Qafë Thanë, që planifikohet të përdoret nga të dyja shërbimet doganore në të ardhmen.