HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Fjala e Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Znj. Belinda IKONOMI (Publikuar dt. 12/06/2018)

I nderuar Zoti Ministër!

 

I nderuar Ambasador!

 

Faleminderit për ardhjen Tuaj në këtë takim mjaft të rëndësishëm, i cili është takimi i dytë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të administratës doganore të rajonit.

 

Të nderuar kolegë dhe të nderuar partner!!

·       Ju falenderoj për prezencën tuaj dhe Ju uroj një mirëseardhje të përzemërt për të gjithë.

 

·       Sot jemi këtu për të thelluar procesin e bashkëpunimit tanimë të vendosur mbi shinat e partneritetit strategjik si mes Qeverive tona, ashtu edhe mes Adminstratave Doganore. Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve tona, kërkon  perpjekje më të mëdha për aspiratat tona , për mundësitë tona të përbashkëta dhe për rajonin tonë i cili aderon për t’ju bashkuar vendeve të Unionit Europian.

 

·       Jemi të gjithë të vetëdijshëm se të ndara tregjet e vendeve tona mbeten të vogla, ndërkohë që se bashku fillojnë dhe marrin një përmasë shumë më të rëndësishme për aspiratat dhe për mundësitë e biznesit në të gjithë Rajonin tonë. Një bashkëveprim i tillë do jetë një ndihmë e madhe për komunitetin e biznesit, shkëmbimet tregtare mes vendeve tona, por edhe për qytetarët.

 

·       Kontributi ynë si Administratë Doganore është kyc dhe i një roli vendimtar në këtë drejtim duke lehtësuar pikërisht  procedurat doganore mes vendeve tona.

·       Takimi i sotëm vjen si vazhdimësi e Takimit Rajonal Informal të Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) – që u organizua nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë më 1 Dhjetor 2017 në Shkup, takim i cili ishte pikënisje për bashkëpunimin e mëtejeshëm ndërmjet autoriteteve doganore të rajonit me qëllim lehtësimin e tregtisë.

 

·       Unë besoj se çështjet që duhet të adresojmë dhe ditën e sotme, duhen  fokusuar pikërisht në këtë ambicie për të lehtësuar sa më shumë  tregtinë dhe lëvizjen e njerezve mes vendeve tona por duke rritur fuqimisht kapacitetet tona njerëzore dhe logjistike për shkëmbimin e informacionit, jo vetëm në drejtim të kontributit për një tregti të hapur dhe të drejtë në zbatim të politikave tregtare, por dhe në krijimin e kufijve më të sigurtë.

 

·       Shkëmbimi në kohë reale i informacionit, nëpërmjet platformave dhe instrumentave të teknologjisë dhe informacionit do të përmirësonte ndjeshëm menaxhimin e riskut si dhe do të na bëjë më të fortë në drejtim të luftës së përbashkët ndaj fenomeneve që shqetësojnë rajonin si terrorizmi, pastrimi i parave, lufta kundër trafikut të mallrave të ndaluara, kontrabanda dhe tregtia ilegale dhe ndërkohë do të rriste besueshmërinë e atyre që duan të zhvillojnë tregtinë e pastër dhe të ndershme.

 

·       Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme në shumë sektorë, sidomos në përafrimin e legjislaconit me atë të BE-së, por edhe në përthithjen e  praktikave më të mira me ato të vendeve të rajonit, të cila konsiderohen si  një pikë shumë e rëndësishme për  integrimin  e vendit dhe në  krijimin e një klime të favorshme për  komunitetin e biznesit.

 

·       Gjatë viteve të fundit Administrata Doganore Shqiptare ka përmirësuar ndjeshëm  shërbimin ndaj qytetarëve dhe biznesit. Kështu krahas trajnimit dhe kualifikimit të stafit të saj, një ndryshim rrënjësor është shënuar në instalimin e sistemeve të reja informatike dhe teknologjike.

 

·       Reformës së Deregulimit të nisur nga qeveria  gjatë këtyre viteve i është bashkuar dhe administrata doganore . Thjeshtimi i procedurave dhe dokumentacioneve për dhënie lejesh dhe licencash për qytetarët dhe biznesin tashmë është  një realitet, i cili ka minimizuar kostot lidhur me burokracinë e strukturave shtetërore, kosto jo vetëm të lidhura me aspektin financiar, por me atë që është kryesorja, kohën!!!!

 

·       Aktualisht janë publike 7 shërbime elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe mund të aksesohen nga ana e bizneseve përmes portalit E-Albania.  Në kuadër të kësaj reforme po punohet që edhe sherbime të tjera që ofron Administrata Doganore të bëhen operative on-line. Kështu biznesi mundet që në çdo moment të ketë akses në sistemin tonë duke plotësuar dokuemtnacionin e nevojshëm dhe përfituar autorizimet on-line.

 

·       Kemi bërë realitet Nënshkrimin elektronik, që është element thelbësor i deklarimit on-line dhe që i paraprin procesit të gjerë dhe shumë të rëndësishëm të “doganës pa letra”. Në këtë kuadër ne përmbushim objektivin tonë që pas 30 Qershorit deklarimi doganor të jetë vetëm me deklarim on-line (pa letër). Vënia në zbatim e këtyre risive do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme kohën dhe kostot për sipërmarrjen.

 

 

Por përpara nesh si administratë kemi ende shumë sfida:

 

  •  Përmbyllja dhe vënia në funksionim e moduleve të ITMS dhe NTCS është objektiv i rëndësishëm i Administratës Doganore Shqiptare

 

  •  Miratimi i Operatorëve Ekonomike të autorizuar (AEO), funksionimi i tyre në përputhje me rregullat dhe procedurat,  po paraprihet me një fushatë informuese dhe sensibilizuese të kompanive që operojnë në fushën e import-eksporteve lidhur me perparesite qe ofron ky status. Se shpejti do te kemi edhe autorizimet e para.

 

  •  Single Ëindoë, që u mundëson aktorëve të përfshirë në proceset tregetare të paraqesin në mënyrë të standardizuar informacionin dhe dokumentacionin që lidhet me importin, eksportin apo tranzitin e mallrave. Për realizimin e kësaj sfide po bashkëpunojmë shumë ngushtë me të gjitha agjensitë ligjzbatuese shqiptare që operojnë në kufi, si në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, ashtu edhe në drejtim të ndërveprimit të sistemeve.

 

  • Moderznizimi i infrastrukturës dhe riorganizimi bazuar në një shërbim më të mirë  në pikat e kalimit kufitar.

 

·       Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë mes vendeve dhe vullnetin për të thelluar më tej bashkëpunimin, me qëllim lehtësimin e masave në lidhje me kontrollin kufitar dhe procedurat doganore ndërmjet vendeve, ne jemi duke investuar së bashku me partnerët tanë dhe Qeverinë shqiptare në infrastrukturën doganore për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme. Synimi në përputhje dhe me rekomandimet e partnerëve tanë është pikërisht zbatimi i parimit bazë “një ndalesë, një kontroll”, jo vetëm në drejtim të mirëorganizimit të punës brenda agjensive kombëtare, por dhe në bashkëpunim me kolegët tanë në kufi.

 

·       Eksperienca shumë pozitive me Malin e Zi, për pikën e Muriqanit-Sukobinit  dhe Tuzin për transportin hekurudhor të mallrave janë një tregues i qartë për shtrirjen e tyre të mëtejshme për të gjithë pikat e tjera kufitare, si një instrument i rëndësishëm bashkëpunimi, lehtësimi dhe kontrolli të shtuar mbi elementet e sigurisë.

 

·       Shumë shpejt bazuar dhe në mbledhjet e qeverive të përbashkëta, ekperienca të tilla do të kemi në pikën mjaft të rëndësishme të Morinës- Vërmicës me Kosovën, e cila pritet të inagurohet së shpejti, si dhe në pikën tjetër shumë të rëndësishme të Qafë Thanës- Kafsan me Maqedoninë.

 

Secila Administratë doganore ka  sfida të vecanta, por edhe të përbashkëta. Në këtë aspekt mendoj se nese çdonjëri prej nesh duke bashkëpunuar do të arrijë t’i kalojë këto sfida. Kjo do të bëjë që ne të kemi:

·       struktura admnistrative më të forta,

·       zbatueshmëri të ligjit në mënyrë më korrekte,

·       -eleminim barrierash,

·       -rritje të shkëmbimeve tregtare

 

·       Në rrugëtimin tonë në përballjen me problematika dhe sfida të ngjashme në lidhje me prespektivën europiane, të tilla si harmonizimi i legjislacionit doganor me acquis të BE, përgatitja e sistemeteve të  IT për ndërlidhjen me ato të BE-së dhe miratimin e procedurave doganore të BE-së, vlen të theksojmë se kemi patur mbështetjen e partnerëve të BE-së me anë të implimentimit të projekteve rajonale dhe kombëtare, të cilat kanë bërë të mundur rritjen e kapaciteteve tona dhe përmirësimin e infrastukturës në nivele dhe standarde bashkëkohore.

 

·       Me bindjen se lufta dhe parandalimi i fenomeneve ilegale në kufi është më efektiv nga bashkëpunimi midis Administratave Doganore që operojnë në dy anët e kufirit, Dogana shqiptare bazuar në konceptin e reciprocitetit  është shumë aktive në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunuese duke kontribuar me gjithë strukturat e veta të zbatimit të ligjit në çështje të ndryshme. Kjo me të vetmin qëllim parandalimin, zbulimin dhe hetimin e mëtejshëm të shkeljeve doganore dhe forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, mbrojtja e shoqërisë dhe të partnerëve tanë të biznesit nga njëra anë dhe nga ana tjetër  krijimi i një klime të favorshme konkurrente për biznesin.

 

·       Por ky bashkëpunim do të jetë akoma më i mirë dhe efektiv nëse ne të gjithë si administrata doganore brenda rajonit do të:

 

-         shkëmbejmë të dhëna nëpërmjet instrumenteve elektronike, me qëllim përmirësimin e analizave tona të riskut dhe efektiviteitt të kontrolleve të lidhura me sigurinë,

-          ngremë korniza, manuale dhe procedura të përbashkëta për menaxhimin e riskut,

-         analizojmë dhe ndërtojmë kritere të përbashkëta të riskut

-         shkëmbejmë rezultatet e kontrollit, masat e marra, informacionet dhe dyshime paraprake

 

Shkëmbime këto mjaft të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë në tregtinë e mallrave që hyjnë dhe dalin në vendet tona pa penguar qarkullimin tregtar.

 

Shpresoj që ky takim do ti shërbejë këtij qëllimi.

 

Ju falenderoj për vëmendjen dhe i uroj këtij  takimi punime të mbara.  

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters