HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Bashkëpunimi me biznesin, Doganat nënshkruajnë “Memorandum Bashkëpunimi” me Dhomën e Tregtisë së Tiranës (Publikuar dt. 28/05/2018)

Bashkëpunimi me biznesin dhe konsiderimi i  tij si një partner është shumë i rëndësishëm për Administratën Doganore Shqiptare. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, zhvilloi  një takim pune me komunitetin e biznesit që aderon pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Gjatë këtij takimi  kreu i Administratës Doganore Shqiptare i njohu përfaqësuesit e sipërmarrjes me  reformat që ka ndërmarrë kjo administratë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për ta, kryesisht  në lehtësimin e procedurave. Zonja Ikonomi  iu bëri të ditur se janë zgjatur oraret e punës në degë të ndryshme doganore, ku në Qafë-Thanë dhe Morinë, shërbimi është 24 orë, çka do të thotë një lehtësi për biznesin, duke shmangur trafikun në procedurat e eksportit. Një ndër pikat më të rëndësishme, që zonja Ikonomi theksoi para biznesit, ishte ajo për  thirrjen që tashmë Doganat po bëjnë për aplikimin  dhe përfitimin e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Kështu të gjithë ato biznese që nuk kanë patur penalitete, janë kanalizuar te kanali Blu,  si dhe plotësojnë kriteret për një AEO, janë të ftuar të aplikojnë. Zonja Ikonomi iu bëri të qarta kriteret dhe përfitimet që ka një biznes që përfiton këtë status, jo vetëm në vend,  por dhe  në shkëmbimet tregtare me Rajonin. Gjithashtu u diskutuan një sërë temash të tjera të ngritura nga biznesi, si kontrollet fizike, cmimet e referencave, analiza e riskut apo dhe vlerësimi në qëndër i deklaratave doganore.

Nga ana e tij Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka,  falenderoi  drejtuesen e Administratës Doganore që në mënyrë teknike iu dha përgjigjje shqetësimeve të ngritura nga sipërmarrësit.

Në fund të takimit Drejtore e Përgjithshme e Doganave dhe kreu i biznesit kryeqytetas nënshkruan një “Memorandum Bashkëpunimi” midis dy institucioneve, i cili synon të rrisë shkëmbimet e informacionit sidomos në fushën e legjislacionit  dhe procedurave doganare.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters