HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

EXBS trajnon punonjësit e Doganës së Rinasit (Publikuar dt. 27/03/2018)

Administrata Doganore Shqiptare  synon që,  krahas misionit të saj mbrojtës të kufijve dhe eleminimin e trafiqeve dhe kontrabandës, të përmirësojë  nga ana profesionale stafin e saj . Kështu  në kuadër të  Programit  EXBS (Export Control and Related Border Security) për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare një grup doganierësh të Degës së Doganës së Rinasit, morën pjesë në Trajnimin Ndërkombëtar  të zhvilluar  në Aeroportin Ndërkombëtar të Houston, Teksas SHBA, në datat 5-9 Mars.

Gjatë këtij trajnimi stafi i doganierëve shqiptarë u njohën  mbi punën  dhe misionin e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në territorin amerikan dhe punën e përditshme që bëhet  në Aeroportin e Houston. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan tema si  lufta kundër drogës, kalimi i parave Cash mbi limitin e lejuar, mallrave kontrabandë e produkteve ushqimore e bujqësore të paautorizuara, hyrja  e paligjshme në Amerikë si dhe evidentimi i  personave  me lidhje kriminale dhe terroriste, etj.

Trajnimi u bë në anë praktike dhe në terren  ku doganierët shqiptarë njohën me mënyrën e funksionimit,  bazën ligjore, mjetet që përdorin dhe aftësinë e  oficerëve amerikanë në  identifikimin  e pasagjerëve të dyshimtë që hyjnë apo dalin në pikat doganore.

Ky trajnim u zhvillua në vijim të donacionit të Skanerit për bagazhet në Degën e Doganës Rinas. EXBS ka kontribuar në rritjen e përfaqësimit të Shërbimit Doganor në aktivitetet ndërkombëtare (konferenca ndërkombëtare dhe aktivitete rajonale e ndërkombëtare trajnimi) me objekt kontrollin e mallrave të përdorimit të dyfishte, përfshi në mënyrë të veçantë ato për kontrollin e lëndëve radioaktive, si dhe ka organizuar ndër vite trajnime për stafin doganor.

Programi EXBS (Export Control and Related Border Security) për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare ka qenë dhe vijon të jetë një nga partnerët kryesorë të Shërbimit Doganor Shqiptar në mbështetjen e përpjekjeve tona për përmirësimin e kontrollit të kufirit dhe parandalimin e lëvizjes së mallrave me risk, në mënyrë të veçantë të mallrave të përdorimit të dyfishtë dhe atyre radioaktive.

Ky program ndër vite ka dhuruar për Administratës Doganore paisje të ndryshme sidomos për strukturat e përforcimit të ligjit si makina të reja për Antikontrabandën, sete inspektimi dhe çanta veglash për kontrollin e automjeteve në kufi, skanera për bagazhet në Degët kufitare, etj.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters