Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Ecuria e punimeve për realizimin e Projektit Përfundimtar të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës ku do të akomodohen të dyja Administratat Doganore (Shqiptare dhe Kosovare) ka qënë qëllimi i vizitës së Drejtores së Përgjithshme të Doganave, znj Belinda Ikonomi dhe Ambasadores së Delegacionit të BE, në Tiranë, Romana Vlahutin. Inspektimi i punimeve të financuara nga BE, të pikës së kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë, u bë një një kohë kur synohet të lehtësohet lëvizja nga të dy krahët, jeta e përditshme të vendasve, si dhe mbështetja për investime të reja. Zonja Ikonomi dhe Ambasadorja Vlahutin përcollën mesazhin se Pika Kufitare duhet të hapet e të vihet në funksion përpara fillimit të sezonit veror. Në Prill 2016, në Morine u bë hapja e frontit të punimeve dhe po punohet me ritme të shpejta për koordinimin midis përfituesve dhe supervizorit për ecurinë e punimeve gjatë fazave, me qëllim evitimin e fluksit gjatë sezonit turistik. Gjatë këtij inspektimi ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, z. Bahri Berisha.