HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Njoftim (Publikuar dt. 14/02/2018)

Më 9 deri më 10 shkurt 2018, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj.Belinda Ikonomi mori pjesë në Konferencën e Parë Botërore të E-Tregtisë Ndërkufitare, që u zhvillua në Pekin, Kinë.

Kjo konferencë solli së bashku vendimmarrësit e nivelit të lartë (drejtuesit e organizatave), si dhe ekspertë operacionalë nga Administratat Doganore, agjencitë e tjera qeveritare, operatorët e E-Tregtisë, organizatat ndërkombëtare, komunitetet ekonomike rajonale, akademia dhe aktor të tjerë në zinxhirin e furnizimit të E-Tregtisë ndërkufitare.

Me temën “Një qasje inovative, gjithëpërfshirëse, strategjike dhe bashkëpunuese për një E-Tregti të qëndrueshme ndërkufitare”, kjo Konferencë shqyrtoi parimet kryesore dhe modelet efektive të menaxhimit që përputhen me zhvillimin e E-Tregtisë ndërkufitare, pasqyroi pikëpamjet dhe sugjerimet nga këndvështrime të ndryshme mbi masat e lehtësimit dhe kontrollit të Doganave, si dhe paraqiti zgjidhje bashkëpunuese për adresimin e sfidave që lidhen me lehtësimin e tregtisë për shkak të volumeve në rritje, sigurinë dhe mbrojtjen dhe mbledhjen e detyrimeve dhe taksave.

Gjatë këtij eventi, znj. Ikonomi zhvilloi një takim bilateral me z. Li Guo, Zv/Ministër për Doganat, gjatë të cilit u vlerësua rëndësia e Marrëveshjes së nënshkruar në nëntor 2017, ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Administratës Doganore të Republikës Popullore të Kinës mbi bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë administrative në çështjet doganore.  Nisur nga fryma e forcimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, të dy palët folën për konkretizimin e zbatimit të marrëveshjes, bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit dhe për nismën e bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters