Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Znj.Belinda Ikonomi, zhvilloi më 02 shkurt 2017, një takim me Zv/Ministrin për Çështjet Ndërkombëtare të Ministrisë së Financave të Japonisë z.Jasuhisa Nakao, si dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës së Japonisë në Tiranë. Ky takim u fokusua në bashkëpunimin midis institucioneve doganore të të dy vendeve në kuadër të anëtarësisë në Organizatën Botërore të Doganave. Fondi Japonez i Zhvillimit ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të Administratës Doganore Shqiptare, duke mundësuar pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme të organizuara në bashkëpunim me OBD-në. Ky takim i shërben forcimit të bashkëpunimit dhe sigurimit të asistencës së shtetit japonez për modernizimin e Doganave Shqiptare.