HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Vlerësimi në qendër, transformimi historik i shërbimeve ndaj sipërmarrjes në dogana (Publikuar dt. 31/01/2018)

U inaugura sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, njësia e re e vlerësimit në qendër, një proces historik transformimi për shërbimet ndaj sipërmarrjes. Në kuadër të reformës për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen, vlerësimi në qendër, është hapi kryesor dhë më I rëndësishëm i një zinshiri nismash që do të vijojnë.

Procedura e vlerësimit të dokumentacionit doganor tashmë do të bëhet në qendër, më një procedurë standarde, të unifikuar, transparente dhe tërësisht online, duke eleminuar dokumentacionin fizik, reduktuar kohën dhe kostot për sipërmarrjen e duke shmangur mundësitë për abuzime.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte sot në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku u njoh me mënyrën e funksionimit të sistemit të ri digjital.

 

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Belinda Ikonomi shpjegoi se ngritja e këtij sistemi modern shmang praninë fizike të doganierëve dhe kontaktin e tyre me sipërmarrësit, duke ulur ndjeshëm mundësinë për korrupsion dhe eliminimin e dokumentacionit në letër.  “Kjo zyrë do të kryejë të gjithë vlerësimet doganore në sistem. Deri më sot, agjentët komunikonin direkt me punonjësit doganorë dhe dorëzonin të gjithë dokumentacionin në letër. Në momentin që ne sigurojmë deklarimin online, do të thotë që automatikisht doganierët do të kenë mundësi të shikojnë çdo gjë në sistem dhe do të bëjnë vlerësimin doganor.”

Ndërsa Ministri Ahmetaj theksoi se përmes këtij sistemi do të mundësohet unifikimi i respektimit të metodologjisë së vlerësimit doganor, i cili deri dje nuk kishte standarde të caktuara. “Ka pasur një problem me territorin, që për shkak të vlerësimeve në terren kishte vlerësime dhe jo standarde. Pra, për të njëjtin kod, kishte një vlerësim ndryshe, p.sh. në Kapshticë dhe një vlerësim ndryshe në Durrës. Qendra e unifikuar, së pari, shkëput marrëdhënien e drejtpërdrejtë mes doganierit dhe sipërmarrjes, eliminon dokumentacionin në letër dhe standardizon gjithë trajtimin e kodeve në këtë qendër. Si rezultat,  shpejtësia e shërbimit, - në kuadër të derregullimit dhe thjeshtimit të procedurave, - është shumë herë më e madhe,” u shpreh ai.

Për Kryeministrin Rama, ajo çka dogana ofron tani është një përmbysje historike e së kaluarës, një transformim rrënjësor, i cili duhet të jetë i pakthyeshëm. “Ajo që duhet bërë me vendosmëri, për ta futur sistemin tërësisht në punë, është e njëjta gjë si me të gjithë sistemet online. Ne kemi sot, për shkak të investimeve dhe të vëmendjes së madhe që i kemi kushtuar, qindra shërbime online, por shfrytëzimi i tyre është ende shumë i ulët, jo vetëm për shkak të mungesës së njohjes dhe të informacionit, por edhe për shkak të alternativës. Që do të thotë se preferohet rruga tradicionale e kjo ka ndodhur edhe me vende që e kanë bërë këtë revolucion shumë kohë përpara dhe që sot janë vende lider në botë, si Estonia etj. Në rastin konkret duhet dhënë një mesazh shumë i qartë; nuk ka rrugë tjetër. Rruga tradicionale nuk do të lejohet më. Ndërkohë që nuk do të ketë më një histori dashurie dhe mëkatesh midis importuesve, eksportuesve dhe doganierëve, sepse doganierët do të jenë në trurin e sistemit, duke funksionuar siç funksionojnë këtu, në të gjithë sistemin dhe duke e ndjekur të gjithë procesin si një sy që vëzhgon dhe jo si një dorë që jep e merr. Pakthyeshmëria e kësaj pune duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë. Bizneset duhet ta kenë të qartë, që një afat shumë i shkurtër është afati fundor. Kjo është përmbysje historike, sepse heq një barrë shumë të madhe nga pikëpamja e burokracisë, nga pikëpamja e kohës, stresit dhe gjithë asaj që ka qenë një torturë për shumë vite. Për doganierët është kalimi në një nivel tjetër pune. E sigurisht, doganierët në këtë sistem të ri do të bëjnë një punë shumë më të qetë nga pikëpamja e stresit, por dhe shumë më të kualifikuar dhe përsa i përket çlirimit nga korrupsioni dhe nga pengesat. Është një çlirim i madh, është një transformim shumë rrënjësor.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters