HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi merr pjesë në takimin rajonal të DPD të vendeve të Ballkanit Perendimor (Publikuar dt. 05/12/2017)

Në datat 30 Nëntor-1 Dhjetor 2017, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi dhe Athanas Andoni, Drejtor i Drejtorisë së Tarifës dhe Origjinës morën pjesë në takimin rajonal informal të nivelit të lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të vendeve të Ballkanit Perendimor në Shkup.

 Në takim mori pjesë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, i cili theksoi rëndësinë që ka krijimi i një zone rajonale ekonomike si dhe lehtësimi i mëtejshëm i tregëtisë si shtysa drejt anëtarësimit në BE i vendeve të Ballkanit Perendimor.

 Në datën 1 Dhjetor u zhvillua takimi informal me drejtuesit e lartë të doganave të vendeve të Ballkanit Perendimor, organizuar nga autoritetet doganore maqedonase. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga USAID Maqedoni, Bankës Botërore, Keshillit për Koperimin Rajonal, Organizatës Botërore të Tregtisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Taksimit dhe Doganave në Bashkimin Europian (DG TAXUD) si dhe Sekretariati i CEFTA-s.

 z. Gjoko Tanasoski, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës Maqedonase ritheksoi rolin kyç që kanë autoritetet doganore në procesin e liberalizimit të tregtisë duke siguruar një shkëmbim efikas të të dhënave ndërmjet vendeve të rajonit, përshpejtuar procedurat në pikat e kalimit kufitar si dhe kërkesa për thjeshtësime dhe lehtësime të mëtejshme të procedurave të import-eksportit.

 Sipas axhendës u vazhdua me prezantimet e disa prej pjesëmarrësve në të cilat theksohej rëndësia e lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë, hapat e ndërmarra bazuar në planin e punës disavjeçar të miratuar si dhe detyrimet e tjera.

Gjatë prezantimeve vemendje i’u kushtua edhe Protokollit Shtesë 5, ku vendet anëtare të Marrëveshjes CEFTA, në përputhje me objektivat politike të Procesit të Berlinit dhe në përgjigje të nevojës për thellimin e mëtejshëm të integrimit tregtar në rajon, kanë negociuar këtë protokoll, i cili synon krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregëtisë.

Ky Protokoll përmban dispozita të cilat mbështeten në detyrime dhe angazhime të marra në kuadër të Marrëveshjes së Lehtësimit të Tregtisë në OBT, kërkesa për thjeshtësime dhe lehtësime të mëtejshme të procedurave që lidhen me import-eksportin, si dhe vendos një kuadër të ri detyrimesh për mos krijimin e pengesave të panevojshme në tregti.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters