Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
NJOFTIM PËR MEDIA
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi, përshëndeti hapjen e Seminarit Kombëtar për Zbatimin e Kontrollit të Mallrave Strategjikë të Tregëtisë.
Në këtë seminar, i cili fillloi sot dhe do të vazhdojë deri në datën 17 Nëntor, marrin pjesë anëtarë të stafit të Administratës Doganore Shqiptare dhe përfaqësues nga Administrata Doganore e Kosovës.
Seminari organizohet nga Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Doganave.
Gjatë këtij seminari do të sillet përvoja vendore e Shqipërisë dhe Kosovës, duke u përqëndruar njëkohësisht në rastet/studimet/shembujt e ndalimit për modulet e mallrave – Kimike, Biologjike, Materialet radioaktive dhe nukleare, materialet me përdorim të dyfishtë, etj.
Në fund të seminarit për pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata.
KABINETI