Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Sot, më 24.07.2017, Zv/Ministrja e Financave znj.Irena Beqiraj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj.Belinda Ikonomi zhvilluan një takim me homologët e tyre në Prishtinë. Takimi në kuadër të bashkëpunimit për nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë u fokusua kryesisht në zgjidhjen konkrete të disa problemeve lidhur me shkëmbimet tregtare. Në takim morën pjesë edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, znj.Hykmete Bajrami dhe Ambasadori Shqiptar në Kosovë, z.Qemal Minxhozi.