Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë organizoi gjatë muajit maj tre Forumet e Biznesit mbi Kodin e ri Doganor dhe Dispozitat e tij.
Këto aktivitete, të organizuara në Tiranë, Shkodër dhe Korçë, kishin për qëllim informimin me mbi risitë e Kodit të ri Doganor duke prezantuar gjithë informacionin e nevojshëm nga ana e ekspertëve të doganës.
Ndryshimet e prezantuara janë pjesë e fazës së tretë të ndryshimeve që ka pësuar Kodi Doganor, i cili hyn në fuqi më 1 qershor. Duke folur për anëtarët e Dhomës Amerikane, Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Mirela Meko, nënvizoi rëndësinë e informimit në kohë për të gjitha procedurat dhe dispozitat që kanë ndryshuar për të lehtësuar aktivitetin e përditshëm të bizneseve. Gjithashtu ajo theksoi se lehtësimi i dialogut me biznesin është prioritet i Administratës Doganore dhe në vazhdimësi përfaqësuesit e doganës ju përgjigjën pyetjeve që anëtarët dhe/ose përfaqësuesit e biznesit në këto rrethe kishin për çështje të caktuara.