Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Belinda Ikonomi priti në një takim pune, Drejtorin e Përgjithshëm të Qëndrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) z. Toni Jakimovski.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit midis Drejtorise së Përgjithshme të Doganave dhe qëndrës SELEC, vecanërisht në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit ndërkufitar dhe kontrabandës. Gjatë takimit Drejtoresha Ikonomi e siguroi z. Jakimovski për mbështetjen e plotë në aktivitetet e qëndrës SELEC si dhe nënvizoi faktin se shkëmbimi i informacionit në kohë reale është faktori kryesor për parandalimin e krimit të organizuar në një mënyrë sa më efektive.
Në muajin Nëntor pritet të organizohet takimi i 13-të i Këshillit të SELEC, ku do të diskutohen dhe përcaktohen objektivat e fokusuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.