HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Lufta kundër tregtisë së paligjshme të duhanit, bashkëpunim serioz mes qeverisë dhe biznesit (Publikuar dt. 02/12/2016)

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Phillip Morris International

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Kompania Phillip Morris International nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të lufts kundër tregtisë së paligjshme të duhanit.

Kjo Marrëveshje ngre një kuadër të gjerë bashkëpunimi në luftën kundër tregtisë së paligjshme dhe minimizon pengesat që hasin operatorët e ligjshëm. Ky kuadër bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e praktikave më të mira, trajnime për oficerët doganorë për njohjen e cigareve kontrabandë, shkëmbimin e informacionit të mbledhur përmes monitorimit të tregut si dhe fushata vetëdijësimi të publikut të gjerë rreth këtij fenomeni me pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj theksoi se “Lufta kundër tregtisë së paligjshme e informalitetit dhe duhani, si një nga industritë që është prekur vazhdimisht nga ky fenomen, ka pasur nga ana e qeverisë një fokus të veçantë. Vetëm në dy vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh aksionesh, sidomos për mallrat e akcizës që rezultuan në mbylljen e disa fabrikave ilegale, sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të duhanit dhe në ndërprerjen e zinxhirëve ilegal të prodhimit dhe furnizimit me këto produkte.

Krahas kësaj, ne po implementojmë politika fiskale të përgjegjshme dhe si rezultat, të ardhurat e mbledhura nga duhani dhe produktet e tij,  janë rritur me pothuaj 17%. Rezultati i pritshëm i deklarimit  të importit të cigareve me rreth 500 ton më shumë, se viti i kaluar, është tregues patjetër i suksesit të administrimit fiskal” – theksoi Ministri i cili inkurajoi bashkëpunimin qeveri-sipërmarrje për avancimin e luftës kundër paligjshmërisë në ekonomi.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Belinda Ikonomi tha se “Administrata Doganore prej kohësh është e angazhuar në monitorimin e situatës për këtë fenomen, por jam e sigurt se me këtë marrëveshje që finalizojmë sot, shumë shpejt do të kemi rezultate të matshme. Gjithashtu, dëshiroj të siguroj se Administrata Doganore Shqiptare ka të gjithë vullnetin  për të qenë në krah të biznesit të ndershëm, për luftuar konkurrencën e pandershme dhe për të forcuar hap pas hapi, gjithnjë e më shumë bashkëpunimin me operatorët ekonomikë në të gjithë sektorët. Ndaj, inkurajoj cilindo operator të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë së bashku një partneritet të tillë, në luftën ndaj paligjshmërisë dhe për të mbështetur konkurrencën e lirë e të ndershme”

Roman Khrushch, Menaxheri i Përgjithshëm i Philip Morris Shqipëri u shpreh se “Qeveria shqiptare po bën një punë të kënaqshme në luftimin e këtij fenomeni dhe rezultatet pozitive janë të dukshme në vitin 2016. Sidoqoftë, nëse dëshirojmë të jemi të sukseshëm në këtë betejë, ne duhet të jemi së bashku në kërkimin dhe zbatimin e të gjitha strategjive të mundshme. Duke firmosur këtë marrëveshje, Philip Morris, si një kompani e përgjegjshme e duhanit, tregon përkushtimin e vet në mbështetjen e aktiviteteve që do të udhëhiqen nga Doganat Shqiptare, si dhe do të sigurojë të gjithë mbështetjen e duhur në përpjekjet për të luftuar tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit”.

Firmosja e Marrëveshjes së Mirëkuptimit do të mundësojë, përmes shkëmbimit reciprok të informacionit, që lufta kundër tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit të jetë më eficiente, për sa kohë ky lloj bashkëpunimi është thelbësor për identifikimin, parandalimin dhe luftimin e tregtisë së paligjshme të cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters