Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë organizuan sot ceremoninë e marrjes në dorëzim të 8 makinave të specializuara të kontrollit në lëvizje, për Drejtorine e Anti Kontrabandës, të siguruara nëpërmjet instrumentit të asistencës IPA të BE-së.
Ky projekt është në vazhdën e mbështetjes që i është dhënë ndër vite Administratën Doganore Shqiptare nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Në kuadër të fondeve IPA, në 6 vitet e fundit, Dogana Shqiptare ka përfituar rreth 16 milionë Euro në projekte të ndryshme për përmirësimin e infrastrukturës, logjistikës, sistemeve të informacionit dhe monitorimit,
Qëllimi i kësaj Kontrate me vlerë 696.400 Euro është të përmirësojë kapacitetin teknik dhe operativ të Drejtorisë së Anti-kontrabandës në përputhje me Strategjinë e Doganës dhe planet e specifikuara duke siguruar prezencën e doganës në zonat me rrezikshmëri të lartë.
Nëpërmjet këtyre makinave, të cilat do të perdorin pajisje të avancuara, do të mundësohen pika kontrolli autonome dhe efiçiente duke kushtuar vëmendje të veçantë jo vetëm luftës kundër kontrabandës por dhe lehtësimit të tregtisë me qëllim krijimin e një sistemi bashkëkohor të kontrolleve dhe inspektimeve sipas praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.
Në ceremoninë e zhvilluar për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm edhe z. Stephen STORK, Shef i Operimeve i Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe të ftuar të tjerë.